U përpoq të shpëtonte qentë, gruaja humb jetën nga cunami i Tongës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.01.2022, 21:56

Një grua britanike e quajtur Angela mësohet se humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar qentë gjatë cunamit të para pak ditëve në Tonga.

Kjo është vdekja e parë e njohur në katastrofën e shkaktuar kur një vullkan nënujor shpërtheu, duke dërguar një cunami drejt kombit ishullor të Paqësorit. Por komunikimet janë dëmtuar rëndë, duke e bërë të vështirë përcaktimin e shkallës së shkatërrimit.

Angela kishte themeluar Shoqërinë e Mirëqenies së Kafshëve Tongane, ajo kishte "një dashuri të thellë për qentë" dhe organizata e saj strehoi dhe rehabilitoi kafshët endacake përpara se të përpiqej të gjente shtëpi për to.

Burimi: BBC | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit