Formacioni i vitit me katër sulmues/ Shfryn agjenti i Benzemasë: Mungesë respekti për futbollin

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 18.01.2022, 08:51

FIFA ka shpallur mbrëmjen e djeshme formacionin më të mirë të botës për vitin që lamë pas. Ajo që i habiti fansat e futbollit është fakti se formacioni vjen me një skemë të çuditshme 3-3-4 si rrallë më parë. Polemikat nuk kanë munguar për lënien jashtë të shumë emrave të njohur.

Në këtë 11-she nuk ka pasur vend për futbollistë si Mbape, Salah apo edhe Benzema, pavarësisht se këta lojtarë kanë shkëlqyer në vitin 2021. Agjenti i Karim Benzemasë nuk e ka pritur mirë lënien jashtë të francezit, duke shpërthyer kundër FIFA-s.

Karim Djaziri shkruan:

Mosvendosja e Benzemasë në 11-shen e vitit është një mungesë respekti për futbollin, por e dimë se futbolli është shqetësimi më i pakët që ka FIFA dhe kjo prej një kohe të gjatë."

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit