“Ndeshja Milan-Spezia mund të përsëritet nëse arbitri pranon fajin”

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 18.01.2022, 18:02

E gjithë Italia po zien nga gafa e arbitrit Serra në ndeshjen Milan-Spezia, i cili i anuloi Milanit një gol të rregullt që vendosi fatin e ndeshjes. Sot, Codacons (Shoqata për mbrojtjen e konsumatorit) do të paraqesë një paralajmërim duke kërkuar përsëritjen e ndeshjes.

Presidenti i Codacons, Marco Donzelli u shpreh:

Është padyshim një gabim teknik i zhurmshëm, i kryer sigurisht në mirëbesim nga arbitri Serra, siç dëshmohet edhe nga reagimi në fushë i arbitrit, i cili menjëherë u kërkoi falje lojtarëve kuqezi. Këta të fundit, ndër të gjithë Rebiç treguan një sportivitet të jashtëzakonshëm ndaj tij, por fatkeqësisht përfundoi duke ndikuar jashtëzakonisht shumë në lojë. Nëse arbitri e pranon publikisht që gabimi i tij ka ndikuar në fatet e sfidës, atëherë ka mundësi që ndeshja të përsëritet. Ne do t’i kërkojmë zyrtarisht FIGC-së të përsëritet ndeshja, në mënyrë që të mbrojmë ecurinë e rregullt të garës sportive.

Gjithsesi, gjasat që ndeshja të përsëritet janë thuajse zero, pasi episode të ngjashme kanë ndodhur dhe në të kaluarën dhe gjithçka ka kaluar me një dënim të arbitrit. Ndeshja Milan-Spezia u mbyll me rezultatin 1-2 për miqtë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit