Sheikët fiksohen pas Mario Balotellit, e duan në Premier League

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 19.01.2022, 13:51

Mario Balotelli mund të rikthehet në Premier League. Sulmuesi italian aktualisht po luan në Adana Demirspor në Turqi, por tani është shfaqur si një objektiv transferimi i Newcastle. Klubi anglez synon ta transferojë sulmuesin gjatë kësaj merkatoje janari. Balotelli iu bashkua skuadrës së Super Ligës turke verën e kaluar dhe po shijon një formë të shkëlqyer këtë sezon.

Deri më tani këtë sezon, ai ka shënuar tetë gola dhe 4 asiste në 20 paraqitje, me Adana Demirspor që aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë. Në Premier League, Mario ka kujtime të mrekullueshme te skuadra e Manchester City. Në 80 ndeshjet e tij atje, ai shënoi 30 gola dhe gjithashtu fitoi një mori trofesh, duke përfshirë Premier Ligën, pasi kishte asistuar Sergio Agueron në golin fitues historik ndaj QPR-së në ditën e fundit të sezonit 2011-12.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit