E pazakontë! Lind foshnja me katër krahë dhe katër këmbë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.01.2022, 17:28

Një foshnjë e lindur me katër krahë dhe këmbë, besohet se është një mishërim i Zotit. Nëna e të porsalindurit është vizituar nga shumë njerëz në Spitalin Sadar , në Indinë lindore, që kur lindi të martën, më 17 janar. Fëmija, gjinia e të cilit ende nuk është zbuluar, është bërë një personazh i famshëm vendas për pamjen e tij unike dhe gjymtyrët shtesë. Pamjet tregojnë fëmijën duke u rrethuar nga banorë të magjepsur teksa fotografonin fëmijën dhe organet e tij të zbuluara. Fëmija mund të shihet duke fjetur në një krevat plot me çarçafë shumëngjyrëshe të vendosura në prehrin e nënës, ndërsa ajo ishte në spital.

Fëmija ka lindur të hënën

Pavarësisht se shumë besojnë se gjendja e fëmijës është e lidhur me fenë, mjekët kanë konfirmuar se defektet e lindjes janë për shkak të një ndërlikimi të shtatzënisë dhe ende nuk dihet as gjinia e tij pasi organet gjenitale nuk janë formuar ende.

Baby born with four arms and legs now local celeb as people flock to see  infant - cahootie.com

Burimi:dailystar Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

Foshnja ka lindur me disa nga organet e saj të ekspozuara

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit