Simeone kapet me tifozët, goditet me gurë autobusi i Atletiko Madridit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 19.01.2022, 21:36

Para ndeshjes së Kupës së Mbretit mes Real Sociedad dhe Atletiko Madrid ka ndodhur një ngjarje e shëmtuar. Në hyrje të stadiumit “Reale Arena” ku do të luhet sfida, pritja ka qenë e zjarrtë për skuadrën madrilene dhe situata ka degjeneruar aq sa është dashur ndërhyrja e policisë.

Në momentin kur autobusi i skuadrës së Diego Simeones i është afruar stadiumit, ai është gjendur nën një breshëri gurësh dhe sendesh që kanë vërshuar drejt tij. Si pasojë janë kthyer disa xhama të autobusit dhe policia është detyruar të ndërhyjë për të shpërndarë turmën. Ndërkohë, Diego Simeone u shfaq në pjesën e përparme të autobusit, duke sharë e kritikuar tifozët vendas.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit