Kërkoi rrogë si të Messit, te Barcelona përzënë Dembelenë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 20.01.2022, 21:03

Me largimin e Lionel Messit, Barcelona është në kërkim të një lideri të ri. Francezi Ousman Dembele po përpiqet të marrë këtë rol, por si duket nuk e ka ende stofin për të pasuar një lojtar si Messi. Madje së fundmi ai është kthyer në një çështje te Barcelona. Sulmuesi francez ka kërkuar një pagë të majme prej klubit në mënyrë që të rinovojë kontratën.

Shifra e dëshiruar prej tij shkonte më tepër se sa pagesa që merrte Leo Messi në radhët e skuadrës blaugrana. Diçka e tillë nuk është pritur mirë nga klubi katalanas. Pas deklaratës së trajnerit Xavi, tashmë është drejtori i Barcelonës Alemany, ai i cili i tregon derën Dembelesë dhe i kërkon të largohet menjëherë në muajin janar.

Alemany u shpreh:

I kemi thënë atij dhe agjentit të tij të largohen menjëherë, sepse ne duam lojtarë që janë të devotshëm ndaj këtij projekti."

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit