Hazard rikthehet protagonist, Real Madridi kualifikohet me 10 futbollistë në Kupë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 20.01.2022, 21:54

Real Madridi ka triumfuar sonte ndaj Elches në Kupën e Mbretit, pavarësisht se ishte me një futbollist më pak për shumë minuta. 'Los Blancos' ka triumfuar me rezultatin 2-1 për të siguruar kalimin në çerekfinale. Në minutën e 102-të, Marselo u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë madrilenët me 10 lojtarë. 90 minutat u mbyllën me rrjeta të paprekura, teksa u desh koha shtesë që të shënoheshin plot 3 gola.

Vendasit shënuan të parët, por pavarësisht se me 1 lojtar më pak dhe në disavantazh, kryesuesit në fuqi të La Ligës, nuk u dorëzuan, duke arritur të përmbysnin rezultatin. Isko në minutën e 108-të, vendosi përkohësisht baraspeshën, ndërsa Eden Hazard, në të 115-tën, përmbysi gjithçka, duke i siguruar kualifikimin aq shumë të vuajtur madrilenëve.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit