Mourinho vazhdon t’i besojë, Marash Kumbulla ia shpërblen me gol

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 20.01.2022, 22:06

Marash Kumbulla duket se ka gjetur më në fund formën optimale nën drejtimin e Jose Mourinhos. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, i cili ishte kthyer në një lojtar stoli me ardhjen e portugezit, e ka kaluar tashmë këtë moment të keq dhe ka fituar besimin absolut të teknikut verdhekuq.

Madje besimin po ia shpërlen në mënyrë fantastike, madje ka tundur rrjetën mbrëmjen e sotme në përballjen ndaj Leçes.

Pas një harkimi nga këndi, Abraham, asistoi me kokë për Kumbullën, që me një goditje mjeshtërore me kokë, arriti të rikthente baraspeshën. Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1 dhe Kumbulla deri tani është një nga më të mirët në fushë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit