Gazetaren e shtyp makina gjatë transmetimit ‘LIVE’, rrëzohet dhe ngrihet për të mbaruar raportimin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.01.2022, 17:59

Gazetarët e terrenit që transmetojnë "LIVE" nuk e dinë kurrë se çfarë do ndodhë në vendin ku janë duke raportuar. Një gazetare në Virxhinian Perëndimore u godit nga një makinë ndërsa po bënte një transmetim të drejtpërdrejtë për edicionin e lajmeve. Videoja e mëposhtme tregon gazetaren e WSAZ-TV, Tori Yorgey duke raportuar kur papritur një automjet vjen pas saj e përplas duke e rrëzuar në tokë bashkë me kamerën. Ajo arrin të ngrihet menjëherë dhe iu tregon shikuesve se është mirë pavarësisht këtij incidenti të papritur.

Sapo u godita nga një makinë, por jam mirë Tim. Kjo është TV live për ju. Gjithçka është mirë. Jam shumë e lumtur që jam mirë.

Burimi:motor1 Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit