Shqiptarë! Bledi Çuçi do shtrojë “banket” 10 MLD Lekë me paratë tuaja

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.01.2022, 22:24

E dini se për çfarë qëllimi është krijuar Agjencia e Blerjeve të Përqendruara? Nëse mendoni se thjesht është një agjenci ku paguhen qyl një numër punonjësisht administrate, po ju themi se situata është shumë më e thellë se kaq.

Ky institucion në varësi të MB shërben si një qarkullues i parave publike për institucionet e tjera dhe ka si funksion kryerjen për llogari të qeverisë, tendera me fonde në vlera të mëdha në lidhje me mallra apo shërbime.

A e dini se ky institucion, në raportet e KLSH për një dekadë, i ka shkaktuar Buxhetit të Shtetit një dëm prej më shumë se 120 MLN Dollarësh?!

Ju kujtohet drejtoresha Edlira Nakuçi e cila u dënua me burg për abuzimin me tenderin e uniformave?

Ky institucion është në thelb një FLAMUR I KUQ.

Të dashur qytetarë taksapagues të Shqipërisë, taahmë e keni të qartë se kjo agjenci që drejtohet nga një drejtor kukull, që ka mbi kokë Bledi Çuçin, shërben si një lavanteri pastruese e pazareve që bën qeveria me oligarkët. Kush jep ofertën më të mirë për të stisur përfitimin vetjak.

Një tender i zhvilluar së fundmi nga ky institucion shtetëror do ju bëjë të fërkoni sytë. Bëhet fjalë për një tender ku fituesi shpallet në fund të muajit.

Objekti i procedurës së prokurimit është: Blerje fruta-perime me vlerë Fondi Limit 1.6 MLD Lekë pa TVSH.

Me pak fjalë, titullari i këtij institucioni bashkë me Bledi Çuçin do bëjnë një vlerë marramendëse nga taksat e shqiptarëve, rrush e kumbulla në kuptimin e plotë të fjalës.

Lloji i kontratës publike është Marrëveshje Kuadër që do të thotë se tenderi do i jepet një operatori që ka lidhur marrëveshje me këtë institucion për të siguruar këtë lloj objekti.

Sipas një hulumtimi të thjeshtë të JOQ, ky institucion ka hapur 7 tendera me vlerë marramendëse secili me këtë objekt prokurimi ku përfshihet mishi e peshku. 7 lotet e këtij tenderi kapin vlerën e më shumë se 10 Miliardëve Lekë që pritet të shikohet se kujt do i shpërndahen.

E thënë thjesht miq, pushtetarët do harxhojnë 10 MLD Lekë nga taksat tona për t’u ushqyer stafi i Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara.

Alo SPAK…?! Lëre fare, gjumë të ëmbël…

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit