Po vinte në Shqipëri/ “Kopshtari” shqiptar i kanabisit arrestohet pak çaste para se të hipte në avion

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.01.2022, 21:53

Një “kopshtar” kanabisi u arrestua në një aeroport në Angli teksa do të hipte në një aeroplan për të ardhur në Shqipëri. Serxhjo Dana u kujdes për bimët narkotike një muaj përpara se policia të bastiste pronën në Hanley Road, Sneyd Green.

I pandehuri nuk ka qenë aty kur policia ka bërë zbulimin, por gjurmët e gishtave të tij janë gjetur në disa sende. Ai u arrestua gati 12 muaj më vonë, kur policia e kapi me 7,180 £ teksa po kthehej në Shqipëri.

Sipas mediave të huaja, Dana tashmë është arrestuar dhe do të qëndrojë në burg për 27 muaj. Oficerët britanikë gjetën një shtëpi me 101 bimë kanabisi që rriteshin në tre dhoma, bimë që nëse do të arrinin në treg do të kishin vlerën prej 56,000 £.

Burimi:www.stokesentinel.co.uk | Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit