Një irlandez është akuzuar për "sulm" dhe "kanosje" për refuzimin e mbajtjes së maskës gjatë një fluturimi nga Dublini në Nju Jork dhe tani përballet me deri në 20 vjet burg.
Sipas mediave të huaja, Shane McInerney 29 vjeç, u paraqit në gjykatën federale në Brooklyn më datë 14 janar, ku u akuzua për "sulmim dhe frikësim i qëllimshëm të një anëtari të ekuipazhit të kabinës gjatë fluturimit”.
Drejtësia amerikane e ka akuzuar atë për "refuzimin sistematik të mbajtjes së maskës", "hedhjen e një kanaçe me pije që goditi një pasagjer në kokë" dhe "heqjen e pantallonave dhe të brendshmeve, duke i treguar të pasmet një anëtari të ekuipazhit dhe pasagjerëve.”
"Nëse shpallet fajtor, i pandehuri përballet me 20 vjet burg.”-tha një zëdhënës i gjykatës së Bruklinit.
Burimi: www.protothema.gr| Përtheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA