Nëna e dy fëmijëve zhduket në lumin e ngrirë, burri futet në ujin e ftohtë për t’a shpëtuar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.01.2022, 17:17

Një video në të cilën shihet një grua që hidhet në lumin e ngrirë Oredezh pranë Shën Petersburg ka bërë xhiron e rrjetit. Raportohet se 40-vjeçarja e cila u hodh në vrimën e akullit të lumit nuk është gjetur ende, duke shokuar fëmijët dhe dëshmitarët që ndodheshin atje.

Dyshohet se avokatja është tërhequr nga rrymat e fuqishme. Ndërkohë, një burrë i cili dyshohet se është bashkëshorti i saj shihet që hidhet në ujë, por nuk arrin ta gjejë.

Avokatja kërkonte të shënonte me zhytjen e saj Ditën e Epifanisë se Krishtit e cila ndiqet rregullisht nga mijëra besimtarë rusë. Njerëzit besojnë se uji i bekuar i ritualit zotëron cilësi të veçanta shëruese.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit