Kishte 2 vjet ushtar/ 20-vjeçari do të surprizojë prindërit, i gjen duke bërë s*ks

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23.01.2022, 08:36

Një i ri që shërbente në ushtrinë amerikane ishte i emocionuar pasi po kthehej në shtëpi dhe do surprizonte prindërit e tij, që kishin dy vite pa e takuar. Mirëpo, teksa ka tentuar që të bëjë surprizën, ai i ka gjetur ata duke bërë seks.

Joseph Pena, 20 vjeç, nga Kolorado , ishte me shërbim në Gjermani për dy vjet e gjysmë, por sapo mori pushimet, ai rezervoi një fluturim për në shtëpi për të takuar nënën dhe babanë e tij.

Por Joseph pa shumë më tepër sesa ‘pretendonte’ kur u fut në shtëpi dhe hapi derën e dhomës së tyre, duke gjetur nënën e tij, Kaati Pena, 39 vjeç dhe babin, Richard Pena, 54 vjeç, duke bërë dashuri.

Motra e tij, Josephine, kapi momentin e sikletshëm në kamera dhe e ndau atë në rrjetet sociale, ku më pas është bërë virale.

Në video, Joseph shihet i emocionuar duke vrapuar nëpër shkallë dhe duke u futur në dhomën e prindërve të tij pa trokitur.

"Është një grabitje," tha ai me shaka ndërsa shtyu derën.

Por, prindërit e tij ishin të dy lakuriq në shtrat. Sapo kuptoi se çfarë po bënin, mbuloi sytë dhe u largua nga dhoma.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit