Vullkani në Tonga shkakton ndotje masive në Peru, 6 mijë fuçi naftë derdhen në det

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.01.2022, 10:16

Qeveria peruane shpalli "gjendjen e jashtëzakonshme" për 90 ditë në rajonin bregdetar, për shkak të rrjedhjes së 6,000 fuçive naftë një javë më parë.

Autoritetet po mundohen të sigurojnë zonat e prekura duke kryer "punë rehabilitimi dhe pastrimi" për të “zbutur” ndikimin e fatkeqësisë.

Περού: «Κατάσταση περιβαλλοντικής έκτακτης ανάγκης» για 90 ημέρες λόγω πετρελαιοκηλίδας

Bregdeti peruan në veri të Limës është kontaminuar nga nafta e derdhur në det gjatë shkarkimit të naftës së papërpunuar nga një cisternë në rafinerinë La Pampia, në pronësi të kompanisë spanjolle të naftës Repsol, në periferi të kryeqytetit.

Περού: «Κατάσταση περιβαλλοντικής έκτακτης ανάγκης» για 90 ημέρες λόγω πετρελαιοκηλίδας - OTA VOICE

Për Ministrinë peruane të Mjedisit, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme justifikohet me faktin se derdhja e naftës "është një ngjarje e papritur që ka një ndikim të madh në ekosistemin detar me biodiversitet të lartë" dhe përbën një "kërcënim të madh për publikun". Sipas rafinerisë, ngjarja në fjalë është shkaktuar nga shpërthimi i vullkanik në ishujt Tonga.

Burimi: www.newsbomb.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Περού: «Κατάσταση περιβαλλοντικής έκτακτης ανάγκης» για 90 ημέρες λόγω πετρελαιοκηλίδας | ενότητες, κόσμος | Real.gr

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit