Panik në Premier League, stadiumi përfshihet nga flakët

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 23.01.2022, 11:33

Stadiumi i skuadrës së Wolvesit “Molineux” ka marrë flakë mëngjesin e sotëm. Impianti i skuadrës së Premier Ligës mori flakë në orët e para të mëngjesit. Në fotot dhe videot e shpërndara duket tymi i madh i shkaktuar nga zjarri në tribunë.

Situata duket e normalizuar aktualisht dhe shërbimet e urgjencës janë larguar nga vendngjarja, ndonëse shkalla e dëmit mbetet për t’u parë. Wolvesi fitoi pasditen e djeshme ndaj Brentfordit në transfertë me rezultatin 1-2.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit