Granit Xhaka në telashe, kartoni i verdhë i hap hetimet për trukim

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 23.01.2022, 14:51

Mesfushori i Arsenal, Granit Xhaka është në telashe. Futbollisti me origjinë shqiptare është vënë në qendër të hetimeve nga Federata Angleze për trukimin e një kartoni të verdhë nga ana e kompanive të basteve.

Në fitoren 4-1 të Arsenal kundër Lids në datën 18 dhjetor, Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 88 për vonesë loje, nga gjyqtari Andre Mariner. Një video e shpërndarë në internet tregon se si mesfushorit me origjinë shqiptare i kërkohet nga Mikel Arteta dhe arbitri për të ekzekutuar goditjen e lirë.

“Ky bast u shënua për të gjithë bookmakers-at, sepse ishte shumë i madh dhe u pagua shumë. Hetimi po shikon bastin dhe jo sjelljen e Xhakës. Nuk është e pazakontë që ai të dënohet me karton gjithsesi” u shpreh një burim bastesh.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit