Aksidenti në “Don Bosko”/ Shoferi ishte i dehur, nuk iu bind policisë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24.01.2022, 10:25

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia pasi shkaktoi një aksident në zonën e “Don Boskos” mbrëmjen e djeshme.

Policia njofton se është arrestuar M. M., 29 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi në “Don Bosko”, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër, dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit