Bora dhe ngrica “pushton” Shqipërinë, izolohen disa fshatra në Korçë dhe Pogradec

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.01.2022, 10:53

Bora dhe temperaturat nën zero që kanë “mbërthyer” vendin tonë ditët e fundit kanë bërë që disa fshatra në Korçë dhe Pogradec të mbeten pa energji elektrike. Vlen të thuhet se Korça është një ndër qarqet e vendit që vijon të jetë nën “pushtetin” e acarit.

Termometri shënon -12 gradë Celsius, ndërsa për shkak të borës dhe ngricave vijojnë që të jenë të izoluar fshatrat Panarit, zona e Mokrës dhe Lekas. Ndër të tjera, disa fshatra si Kolonja, Vithkuqi, Devolli dhe Maliqi kanë probleme me energjinë elektrike.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit