Eriksen gjen ekip të ri, rikthehet në Premier League

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 24.01.2022, 11:14

Kristian Eriksen lë pas makthin dhe i rikthehet futbollit. Ylli Danez ka gjetur ekip të ri për të vijuar karrierën. Ish-mesfushori i Interit ka vendosur të rinisë karrierën në Angli, aty do t’i bashkohet Brentfordit me anë të një marrëveshjeje 6-mujore, me të drejtë rinovimi edhe për 1 vit tjetër.

Danezi kështu do të ketë mundësinë të luajë shanset e tij për të qenë pjesë e kombëtares që do të përfaqësojë Danimarkën në Botërorin e Katarit. Kujtojmë që Kristian Eriksen pësoi atak kardiak gjatë Europianit të vitit të shkuar, por gjendja e tij tashmë është mjaft e mirë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit