Edi Rama quan person ‘non-grata’ Ilir Metën

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.01.2022, 11:22

Ditën e sotme, grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar një takim në të cilin ka folur për zgjedhjet e pjesshme lokale dhe jo vetëm. Rama fillimisht foli për Këshillimin Kombëtar ku i dha deputetëve udhëzimet e tij dhe më pas për temën e zgjedhjes së një presidenti të ri, duke qenë se mandati i Metës përfundon në muajin korrik. Kryeministri Edi Rama ka “sulmuar” Ilir Metën, duke thënë se ky i fundit ka shkelur kushtetutën dhe për pasojë ka mbajtur peng institucionin, ndëra e shpalli edhe “non grata”.

“Të gjithë kundër të gjithëve për të provuar forcat mes të gjithëve. Dy Parti Demokratike, njëra më e madhe se tjetra dhe një tjetër parti me e madhe se të dyja bashkë! 3 liderë, njëri 'grata', tjetri 'non grata', i treti të dyja bashkë, edhe 'grata', edhe 'non grata'. 3 popuj pas tyre, populli i 11 dhjetorit, i 18 dhjetorit dhe i 2 marsit, ky treti i vërteti që merr jetë mes të parit dhe të dytit. Kjo është oferta për demokratët dhe për të gjithë ato që e quajnë veten pjesë të këtyre tre popujve, ndërkohë që populli është i qartë për çfarë sheh. Në emër të këtyre tre popujve do të thirren 6 fushata. Rraqe rraqe rikiko sa gishta janë këtu. Teksa rraqet do të hidhen mbi njëra-tjetrën, duke i kthyer 6 bashki në rraqe, ne duhet të shikojmë punën tonë derë më derë nëpër të gjitha lagjet e këtyre bashkive.”-tha Rama.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit