Mafia e Ndërtimeve/ Minimalisht 110 MLN € fiton Erion Veliaj pasi shembi shtëpitë tek “5 Maji”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.01.2022, 21:20

Një kasaphanë e vërtetë ishte dhuna e ushtruar nga Policia e Shtetit ndaj banorëve të “5 Majit”. Ata tashmë konsiderohen të pastrehë dhe cilësohen edhe si rrugaçë nga kryetari i Bashkisë.

Por “interesi publik” nuk duket të jetë më i tillë por duket se është tejet personal, sipas analizës së personave të fushës. Drejtoresha e Open Data, Aranita Brahaj ka cituar Doriana Musain, arkitekten shqiptare e cila ka deklaruar se pasi të jenë strehuar “viktimat” e tërmetit dhe ata të shpronësimeve, 220 mijë metra katror teprojnë.

Nëse do të bënim llogarinë e thjeshtë me një minimum qesharak në kryeqytet prej 500€ metrash katrorë do të rezultonin 110 MLN € fitimi minimal për Erion Veliajn.

Kujt do i shkojnë këto apartamente apo fitime? Kujt i hyjnë në xhep?!

“Rindertimi apo Mafia e Ndertimeve ... !! ?? 220 000 m2 ( pa kate nentoke)ndertim teprojnë pasi bashkia te kete strehuar Viktimat e Termetit dhe Viktimat e Shpronësimi. Arkitekte Musai emisioni Opinion pyet: po keto 220 mije metra teprica cfare do behen ! Me makine llogaritëse 220 mije m2 shumëzimi per 500 euro / m2 ( minimum se ka dhe 1500) i bie 110 milion Euro fitim minimumi Bashkia (ose Ndetuesi). Pra me 5 majin, me lek te Taksapaguesve me hall te Pastrehëve nga Termeti me drame te te shpronesuarve gjenerojme minimumi 110 milion euro te thata per Bashkine ... e verteta ne studio,”-shkruan Brahaj.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit