Vëllai i viktimës i kishte vrarë babain, kush është adoleshenti që ekzekutoi 65-vjeçarin në Lezhë?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.01.2022, 13:05

Një vrasje me armë zjarri tronditi mesditën e sotme Lezhën. Një 17-vjeçar (fillimisht u tha se ishte 16) i identifikuar si Florian Prevathi, vrau një 65-vjeçar për hakmarrje. Autori i mitur mori hak për vrasjen e të atit të tij, Gjon Përvathi në vitin 2009. 13 vite më parë, vëllai i viktimës ka vrarë babain e autorit të krimit të sotëm.

I mituri është arrestuar policia, pasi nuk ka bërë rezistencë. Ai e ka qëlluar Lekë Lekgjonajn 65 vjeç në portën e shtëpisë së tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Policia e Lezhës neutralizon dhe vë në pranga në kohë rekord, një 17-vjeçar që kreu vrasjen e 65-vjeçarit, para pak minutash, në fshatin Manati të Lezhës. Sekuestrohet dhe arma e krimit.
Shërbimet e DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Manati kishte të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Falë reagimit profesional e të menjëhershëm është bërë i mundur neutralizimi dhe kapja e 17-vjecarit F. P. 17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin L. L., 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit