Ministrja e Arsimit Evis Kushi: Shkollat i mbyllëm se ngrinë depozitat

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.01.2022, 14:08

Një perlë ditën e sotme na vjen nga ministrja e Arsimit e Edi Ramës në mandatin e tretë. Qeveria Rama 3 ka zëdhënëse si Evis Kushi të cilat i janë dhënë këto pozicione për të qenë kukulla të qeverisësve dhe për të bërë zëdhënëset e zyrës propagandistike të qeverisë.

Këshu në një dalje për mediat, ministrja Kushi ka thënl se arsyeja e mbylljes së shkollave për tre ditë ka qenë, ngrirja e depozitave të ujit.

Kushi ka pranuar pjesërisht se një tjetër arsye e mbylljes ka qenë edhe numri i lartë i të infektuarve me Covid nga radhët e mësuesve dhe nxënësve, por ka mohuar problemet me ngrohjen duke thënë se vetëm pak shkollave në vend u mungon ngrohja.

“Shkollat i mbyllem se ngrinë depozitat dhe ishte problem rruga e fëmijëve për në shkollë. Pak shkolla kanë problem ngrohjen në vend”,-ka deklaruar Kushi.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit