“Si rrot k*ri, b*le hekuri”/ Shantazhoi anëtarët e Klubit Tirana, Erion Veliaj: I qëndroj atyre që thashë!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24.01.2022, 14:08

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar për audio përgjimin epublikuar sëfundmi. Ai ka thënë se i qëndron të gjitha deklaratave të bëra dje, në mbledhjen informale me shoqatën sportive Tirana, ku i shantazhonte ata që votojnë për Armando dukën në garën e FSHF-së.

Reagim i Veliajt:

U qëndroj një për një atyre që kam thënë në atë palo përgjim të Federatës së Futbollit, e cila në vend se të garantojë barazinë e garës për kreun e saj, angazhohet në përgjime dhe shantazhe për llogari të beut të saj!

Bashkia e Tiranës është aksionere e Klubit të Futbollit “Tirona”, prandaj askush të mos ngatërrojë përkatësinë time në PS me përfshirjen time si aksioner në këtë proces zgjedhor të manipuluar nga beu i FSHF-së, apo të nxjerrë jashtë konteksti një bisedë djemsh, si në çdo fushë futbolli para ndeshjes! Pavarësia” e FSHF-së nuk mund të jetë gjethe fiku për një mbret lakuriq që është kthyer në neverinë e aksionerëve e dashamirësve të futbollit shqiptar, i cili thjesht nuk e ka pëlqimin tonë si një prej aksionerëve.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit