Autori 17-vjeçar iu fut në oborrin e shtëpisë, kjo është arma që u përdor për vrasjen në Lezhë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.01.2022, 14:11

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e ndodhur ditën e sotme në Lezhë, ku humbi jetën një 65-vjeçar i identifikuar si Lekë Lekgjonaj.

Autori është Florian Përvathi 17 vjeç. Ndërkohë, adoleshenti dyshohet se e ka shkuar në oborrin e shtëpisë së 65-vjeçarit dhe e ka qëlluar me një pistoletë me mulli.

Ngjarja ka ndodhur për hakmarrje, ndërsa i riu është arrestuar nga policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Arma e dyshuar e krimit:

I shkoi në oborr të shtëpisë dhe vrau 65-vjeçarin/

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit