Kunata e Belinda Ballukut i hedh kunj me spond burrit: Ngelëm duke i bërë të gjitha vetë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.01.2022, 16:44

E ftuar ditën e sotme në një emision televiziv, ish-banorja e BB Neda Balluku, njëkohësisht kunata e ministres së MIE Belinda Ballukut ka folur për situatën e krijuar në Big Brother.

Ajo ka qenë pjesë e këtij formati shumë vite më parë së bashku me vëllain e ministres, Ogren Ballukun dhe që prej asaj kohe, lidhjen e tyre në shtëpi e vazhduan edhe jashtë ndërsa sot janë të martuar e prindër të dy fëmijëve.

Duket se kunata e ministres nuk është tejet e lumtur me të shoqin, pasi “me spond” ka hedhur një koment mbi lojtarët e këtij sezoni duke “thumbuar” Ogren Ballukun.

“Gjatë një prime teksa kishte debat me Einxhel, doli se kjo i lante rrobat Donaldit. Gjen këto gocat mesa duket, atyre u duket Brad Pitt dhe e ndihmojnë. Nuk e di nëse është për bravo, edhe pse unë nuk i them. Ku ta gjejmë dikë që të na ndihmojë në shtëpi, se ngelëm duke i bërë të gjitha vetë”,-tha Neda ndër të tjera.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit