Olta Xhaçka i bën furça në telefon sheikut të Emirateve: Jeni në fokusin e Shqipërisë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.01.2022, 18:57

Për shkak të emancipimit të madh ekonomiko-vendor, Shqipëria ka nisur të shkëmbejë këshilla zhvillimi me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mësohet se ia ka përcjellur ditën e sotme të gjitha këshillat nëpërmjet një bisede telefonike, homologut të saj Ministrit të Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, HH Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

“Fokus i bisedës ishte bashkëpunimi dy dhe shumëpalësh”,-shkruajnë zëdhënësit e Xhaçkës në emailin e gatshëm që u është shpërndarë mediave.

“Lindja e Mesme do të jetë në fokusin e Shqipërisë gjatë mandatit të saj në Këshillin e Sigurimit”,-u shpreh Xhaçka duke i bërë furça sheikut të UAE.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit