Mbyllen me debate zgjedhjet për Shoqatën Rajonale të Futbollit në Tiranë, shpallen rezultatet

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 24.01.2022, 18:44

Asambleja e sotme Zgjedhore për Shoqatën Rajonale të Futbollit të Tiranës është mbyllur mes kontestimeve dhe debateve, ashtu edhe siç pritej pas ngjarjeve të sotme. Kryetar i saj është shpallur Krenar Alimehmeti, në një proces i cili është përballur me kontestime të ashpra. Që në fillim, kandidati tjetër, Eduard Prodani ka kontestuar praninë e 67 delegatëve me të drejtë vote, kundrejt 41 që ishin planifikuar në fillim. Ai dhe një pjesë e mbështetësve të tij janë larguar nga salla duke mos njohur këtë proces.

Megjithatë, votimet kanë vazhduar dhe Krenar Alimehmeti është zgjedhur kryetari i ri i Shoqatës Rajonale të Tiranës. Sipas rezultateve të votimeve, ai ka fituar me 44 vota, ndaj 2 të Prodanit, me të cilin ishin larguar edhe një pjesë e delegatëve. Gjithsesi, ky proces pritet që shumë shpejt të përfundojë në Gjykatën e Tiranës, i ankimuar nga pala tjetër në garë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit