Presioni i Veliajt nuk bëri punë/ Krenar Alimehmeti zgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit në Tiranë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24.01.2022, 19:10

Krenar Alimehmeti është zgjedhur kryetar i Shoqatës Rajonale së Futbollit në Tiranë. Alimehmeti u zgjodh në këtë post me 44 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim. Ai pasoi Sulejman Memën në këtë post. Në fakt procesi i zgjedhjeve mbaroi ashtu si nisi: me kontestime.

Ndërkohë, kandidati Eduart Prodani u largua nga ambientet e Shtëpisë së Futbollit para se të mbahej procesi i votimit, pasi kontestoi numrin e delegatëve me të drejtë vote. “Dhe në këtë godinë nuk duhej të bëhej mbledhje. Është pa sens. Shoqata nuk ka staf, e tërë përgatitja është bërë nga Federata e Futbollit. Konflikt i pastër interesi. Ne i morëm përsipër këto, por nuk mund të marrim pjesë në një asamble ku nuk dimë se nga vijnë njerëzit. I bie të bëheshim ortakë në këtë estradë"- tha ai.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit