Një shqiptar i Malit të Zi ka denoncuar pranë redaksisë sonë se në restorantin "Tradita" në Shkodër, një person i ka vjedhur portofolin dhe çantën e dorës që i kishte lënë në makinë. Siç shihet edhe nga pamjet e kapura nga kamera e sigurisë, hajduti i afrohet makinës së parkuar dhe më pas hap derën e saj për të vjedhur.
Qytetari shton se kjo gjë i prish shumë punë sepse brenda kishte karta dhe dokumente të rëndësishme. Ai i bën thirrje që t'ia kthejë, pasi në të kundërt do e denoncojë në polici.
Denoncimi i qytetarit: