Bllokohet prej dëborës avioni “Air Albania” në Stamboll, qytetarja: Kemi mbi 9 orë pa ushqim, askush nuk kujdeset

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24.01.2022, 20:16

Moti i keq dhe me reshje të dendura dëbore ka përfshirë gjithë rajonin dhe më gjerë. E tillë duket situata edhe në Turqi, ku sipas raportimit të një qytetareje për redaksinë JOQ Albania, prej më shumë se nëntë orësh janë bllokuar në Stamboll pasi avioni "Air Albania" nuk ngrihet dot për shkak të kushteve të paqëndrueshme të motit dhe borës.

Mirëpo problemi tjetër që parashtron qytetarja është dhe fakti se askush nuk ka shkuar për t'u kujdesur për ta dhe t'u japë ushqim. Kushtet brenda avionit janë tejet të vështira pasi mungon ndriçimi si dhe nuk kanë një tualet për të kryer nevojat personale. Në bord ka edhe fëmijë të vegjël. "Pershendeje! Jemi 9 ore brenda ne avjon ne stamboll dhe nuk vjen njeri as te na zbresi as te na japi ndihmen as ushqim! Air albania dhe 9 avjone tjera, pa banjo pa drit pa buk, ka dhe femij te vegjel këtu. Jemi ende ketu"- shkruan qytetarja.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit