Kush kompani sigurimi i sponsorizoi aktivitetin 3000€ KPK-së tek Marina Bay?

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.01.2022, 20:39

12 Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në 30 shtator zhvilluan një aktivitet me temën “Raport dhe Strategji” me fokus analizën e punës 4-vjeçare me procesin e Vettingut në resortin e Koço Kokdhimës, Marina Bay Resort.

Komisionerët dhe 3 anëtarë administrativë të stafit kaluan dy net dhe tre ditë në resortin luksoz ku dhomat variojnë nga 72-171 euro. I gjithë ky aktivitet mësohet se është sponsorizuar nga një kompani private në fushën e sigurimeve.

Ironia e të gjithë qejflinjve të KPK qëndron në pasqyrimin që u kanë bërë diplomatët e tyre të huaj, tre vëzhgues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit si dhe dy përkthyes të tyre që ishin pjesëmarrës në aktivitet. Për arsye etike “sipas rregullores, nuk u lejohet të frekuentojnë hotele luksi me çmime mbi nivelin mesatar të zonës ku gjenden”, dhe kështu ata nuk pranuan shërbimet e luksit të oligarkut shqiptar.

Zëdhënësi i KPK u tha mediave se shpenzimet kishin kushtuar 300,000 lekë por BIRN zbuloi se sponsorizimi kap një vlerë prej 3000€?

Kush është kompania private që ka sponsorizuar deri në konflikt interesi zyrtarët shqiptarë?!

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit