Hynë deri te kasaforta por u ndodhi e papritura/ Kapen dy shqiptarët që tentuan të vjedhin ish-kampionin italian

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24.01.2022, 21:03

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë të cilët po grabisnin në zonën e Trevit banesën e Gianni Rivera, ish-futbollist dhe politikan i njohur italian. Shqiptarët arritën të shkojnë te kasaforta dhe po e shkrinin me metalshkrirëse për ta hapur, por në atë moment u ndodhi e papritura pasi gjatë hapjes së kasafortës, ndezësi i përdorur shkaktoi një zjarr në gjithë shtëpinë dhe kjo gjë i bëri hajdutët të dorëzoheshin.

Në këtë mënyrë ata u larguan me shpejtësi duke marrë me vete atë që kishin vjedhur deri në atë moment. Dy shqiptarët u arrestuan pak çaste pasi dolën jashtë, ndërsa një person i tretë që ishte me ta ia doli t'ia mbathte. Gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua si provë një medalje të marrë nga Milani, një fanelë origjinale e Ibrahimoviç, një medalje e ligave amatore dhe rreth 6 mijë euro.

Burimi: ilgiornale.it| Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit