Gazetari jep detaje për vrasjen e Ergys Dashit në Ekuador: Njihej si “Pikja”, nuk ishte ushtar

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24.01.2022, 22:05

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjene e të shtunës në Ekuador ku u vra 34-vjeçari shqiptar Ergys Dashi teksa ndodhej në një restorant bashkë me dy persona të tjerë. Në lidhje me këtë, gjatë mbrëmjes së sotme ka folur në një emision televiziv edhe gazetari Elton Qyno i cili theksoi se rasti i ekzekutimit të tij nuk është diçka e panjohur, pasi ka ndodhur edhe më parë që vrasësit të përdorin buqetë me lule për të kryer krimet.

Qyno tha se Dashi njihej me pseudonimin “Pikja” dhe kishte rolin e koordinatorit në Ekuador. Po ashtu ai ishte mik i ngushtë me Eldi Dizdarin.

Elton Qyno tha:

Të gjithë vrasjet që janë kryer në Ekuador janë pa autor. Nuk ka një ngjarje që të ketë autor. Çdo viktimë që regjistrohet atje është i pazbardhur. Këto janë raste déjà vu. Ky rasti i lules është i ngjashëm me një rast në Itali kur kanë shkuar me buqetë me lule në spital. Pra përsëriten në mënyrë të përsosur dhe precize. Ergys Dasho njihej me pseudonimin “Pikja”, bënte një jetë mes Durrësit dhe Tiranës. Ngjarja padyshim është shumë e rëndë, personazhi ka lidhje me persona me shumë influencë në trafikun e lëndëve narkotike. Nuk është ushtar por koordinator, pra qëndron në atë shtet për të koordinuar direktivat e bosave të tij nga Dubai ose nga vendi ynë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit