Lajmi i fundit! Shpërthim me eksploziv pranë shtëpisë së Armand Dukës në Durrës

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24.01.2022, 22:32

Një shpërthim me eksploziv është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë shtëpisë së kreut të FSHF Armand Duka në Durrës. Raportohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Policia ndodhet në vendngjarjes dhe punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.

Kjo ngjarje vjen pas tensioneve mes Armand Dukës dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ndërkohë, në mesditë forcat e policisë shkuan te biznesi i familjes Duka me urdhër të Ramës dhe Veliajt. Gjithashtu, Veliaj paralajmëroi edhe me sulme nga ana e SPAK ndaj Dukës dhe zyrtarëve të tjerë të FSHF-së. Gjithçka lidhet me garën për presidentin e ardhshëm të FSHF, ku kandidojnë Armand Duka dhe Dritan Shakohoxha. Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë shpallur hapur planin e tyre për të shtënë në dorë edhe FSHF-në, institucion i cili siç shprehej Erion Veliaj në audiopërgjim, ishte 'ishull i pavarur', i pakapur ende.

Vijon...

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit