Erion Veliaj ofendon konviktorët: Qytetar nuk të bën vendi ku ha, fle dhe kryen nevojat personale

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24.01.2022, 23:27

Pas publikimit nga ana e FSHF të audioregjistrimit ku Erion Veliaj dëgjohej të përdorte në fjalor banal dhe fyes në një takim me anëtarë të Shoqatave të Futbollit të Tiranës, mesa duke kryebashkiaku "e ka humbur" pak. Gjatë një interviste për Report, teksa u pyet se përse i ka hyrë betejës me Armand Dukën, Veliaj ka përdorur një gjuhë fyese ndaj të rinjve që jetojnë në konvikte.

Veliaj tha:

Unë nuk luaj më vetë futboll, por kur shikoj padrejtësi reagoj. Ka kauza që nuk kanë pse të jenë të lidhura me interesin personal. Prandaj dallon konviktori nga qytetari. Nëse qyteti për ty është vendi ku fle, ha dhe kryen nevojat personale atëherë ti je një konviktor, ti je thjesht banor, por qytetar bëhesh kur reagon dhe bëhesh aktivist.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit