Tiranë/ Adoleshenti i vjedh qytetarit lekët që kishte ndarë për rregullimin e varrit të së ëmës

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24.01.2022, 23:55

Fenomeni i vjedhjes vijon të jetë prezent në shoqërinë shqiptare dhe ajo që është akoma më shqetësuese ka të bëjë me përhapjen tek të rinjtë dhe adoleshentët. Së fundmi një qytetar raporton në redaksinë JOQ Albania se një fëmijë i ka vjedhur 150 mijë lekë në dyqan të cilat do i përdorte për varrin e së ëmës që i kishte ndërruar jetë. Vjedhja ka ndodhur tek zona e "Treshit" në Tiranë, pranë Institutit. Qytetari shton se ka bërë denoncim në polici, por ende nuk e kanë kapur të riun.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje joq albania te lutem me hidhne kte vidjo, me ka vjedh nje djale i vogel ne dyqan. Policet vine verdall se kapin dot. Ju lutem se kam ber denoncim asgje sben policia. Kerkoj ndihme nga ju si staf qe tme kthej lek sa me pare. Iqind e pezjet milek sa do paguaja varrin e nenes. Se me ka vdekur na i mori plera me la nenen pa varr. Ka ndodhur te bregu lumit tek Treshi, rretullim treshi. Ishte gruja me fmi per momentin kish dal fmija rruge te mar fmin ka hyr brenda.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit