Erion Veliaj është i zënë me betejën në FSHF/ Qytetari: Po paguajmë për mijëra m3 ujë të çuar dëm

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 25.01.2022, 00:37

Ndonëse jemi në vitin 2022, qytetarët e Tiranës vijojnë të kenë ankesa në lidhje me furnizimin me ujë. Herë vjen i turbullt në çezma dhe herë të tjera ndodh që të mungojë për disa ditë me radhë. Pikërisht për një problematikë të tillë ka shkruar në redaksinë tonë një qytetar nga zona e Astirit. Ai raporton se është dëmtuar një tubacion dhe mijëra metër kub ujë po shkojnë dëm prej dy ditësh dhe e gjithë zona e Astirit ka mbetur pa ujë.

Pasi banorët kanë kontaktuar me bashkinë për zgjidhjen e problemit, UKT u ka thënë se s'kanë punëtorë që ta rregullojnë. Një papërgjeshmëri totale kjo nga ana e Erion Veliajt, i cili mesa duket nuk ka kohë të merret me hallet e popullit, pasi është i zënë me betejën në FSHF.

"Mijera meter kub te shkuara dem dhe qe i paguajme ne fund te muajit. Dhe me e forta kto te ukt tani thojn qe skemi punetor qe ta rregullojm. Ka qy mbrem keshtu esht ber liqen dhe e gjith zona e astirit ska piken e ujit. Kjo esht bashkia e tiranes ky esht lali leku qe ska 2 punetor"- raporton qytetari.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit