Kap të dashurin duke tradhëtuar/ Nxehet vajza, hedh nga kati i tretë televizorin dhe Play Station-in e tij

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25.01.2022, 08:09

Një vajzë u hakmorr ndaj të dashurit të saj 'mashtrues' duke hedhur televizorin e tij të çmuar dhe PlayStation 5 nga dritarja e katit të tretë. Ky veprim erdhi menjëherë pasi ajo zbuloi se i dashuri e kishte tradhëtuar me një tjetër.

Vajza e paidentifikuar, e cila jeton në Atlanta, Xhorxhia, u kap në kamera duke hedhur gjërat e partnerit të saj në rrugë nga një fqinje, e cila më pas ndau pamjet në TikTok , ku që atëherë videoja është bërë virale.

Fqinjia tregon se vajza vendosi të merrte të gjitha gjërat me vlerë të të dashurit të saj, duke përfshirë PS5-në e tij të dashur dhe televizorin e tij të madh me ekran të sheshtë, dhe t'i nxirrte nga dritarja e banesës së saj të katit të tretë pasi zbuloi tradhëtinë e tij.

Në klip, sende të ndryshme shihen duke fluturuar nga apartamenti dhe duke u rrëzuar në parkingun poshtë.

@noraisnotavailable This is CRAZY!!! 😳 but ME TOO GIRL!!!!!! #GOOFF @mednight1998 ♬ original sound – Nora

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit