Ndeshja e Kupës së Afrikës kthehet në tragjedi, 6 të vdekur dhe 20 të plagosur

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 25.01.2022, 09:35

Duhej të ishte një ndeshje historike por është mbyllur me tragjedi. Sfida me eliminim direkt mes Kamerunit dhe Ishujve Komoros është mbyllur me një ngjarje shumë të rëndë. Sfida e debutuesve të turneut me vendin organizator u mbyll me shifrat 2-1 për Kamerunin dhe u luajt në situatë të pazakontë, pasi për shkak të COVID, Ishujt Komoros nuk kishin portier dhe luajtën me mbrojtësin e majtë mes shtyllave. Por nuk ishte kjo ajo që tërhoqi vëmendjen.

Qeveria në Kamerun, vendi organizator, kishte vendosur masa të rrepta për tifozët në stadium, duke kërkuar certifikatë vaksinimi. Por qindra tifozë kanë pushtuar dyert e stadiumit para dhe gjatë sfidës, edhe pse nuk kishin bileta apo certifikata të tilla. Policia ndërhyri për t’i shpërndarë dhe me vështirësi qetësoi situatën. Por gjatë mësymjes së stadiumit, tifozët kishin shkelur njëri-tjetrin dhe si pasojë raportohet se kanë mbetur të vdekur të paktën 6 persona e janë plagosur të paktën 20 të tjerë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit