Therëse/ Veliaj nxjerr 110 MLN € fitim nga shembjet tek “5 Maji”, të pastrehët flenë me jorgane në rrugët e Tiranës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.01.2022, 11:08

Një ditë më parë raportuam nëpërmjet një artikulli ku citoheshin ekspertë të fushës se 220.000 metër katror hapësirë banimin tepronin nga pallatet që do ndërtojë aty Veliaj.

Përgjigja e pyetjes që u hodh është se ky përfitim, nëse e llogarisin metrin katror me minimalen qesharake 500€/m2, do të jetë 110 MLN € që i futen në xhep kryebashkiakut.

Një pamje therëse është fiksuar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet ku temperaturat shënonin minusa disa gradë celsius. Disa të pastrehë janë mbështjellë me jorgane në temperaturat e ulëta dhe e kanë kaluar natën në rrugë. Paradoksi i mafias së ndërtimit është i frikshëm. Pushtetarët mendojnë si të pasurohen, teksa populli nuk di a zgjohet gjallë në zbardhje të ditës.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit