Populli i kërkon të zgjidhë krizën e dritave, Albin Kurti: Unë s’jam magjistar, jam kryeministër

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.01.2022, 11:18

Një deklaratë e bërë dje nga Albin Kurti nga foltoroja e Kuvendit, ka bërë xhiron e rrjetit. Kryeministri i Kosovës ka deklaruar se vetëm një magjistar mund të besojë se kriza zgjidhet pa subvencione dhe pa shtrenjtim të çmimit të energjisë.

”Për fatin e keq tuajin”,- i është drejtuar ai popullit, thotë se nuk është magjistar, por kryeministër.

“Duhet të jesh magjistar, magjistar, asgjë më pak se magjistar, që të besosh se ka një zgjidhje pa subvencion, pa shtrenjtim dhe pa shkyçje. Unë magjistar nuk jam, jam veç kryeministër, për fatin e keq tuajin”,-deklaroi ai.

Teksa i kujtuan deklaratën e tij në vitin 2019 para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare mbi uljen e çmimit të energjisë nëse vinte në pushtet, Kurti ka bërë një devijim të njohur tipik politikanësh.

“Në atë fushatë është e vërtetë që unë kam thënë e synojmë uljen e çmimit. Edhe me siguri që ne e synojmë uljen e çmimit. Mirëpo duhet ta kemi parasysh, në një fushatë zgjedhore unë nuk jap as zotime dhe as premtime për vitin e parë, por për katër vjet”,-shtoi ai ndër të tjera.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit