Hodhi borën në drejtim të kundërt/ Borëpastruesja shkatërron 47 makina, 12 persona përfundojnë në spital

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.01.2022, 12:10

Teksa pastronte autostradën, drejtuesi i borëpastrueses në Ohio pranë Sandusky e ka “tepruar” me shpejtësinë e mjetit, duke e hedhur borën me shumë forcë në drejtim të kundërt dhe për pasojë ka shkaktuar kaos.

Mjeti të cilin mezi e presin të gjithë ata personat që ngecin në dëborë për t’i shpëtuar, në këtë rast ka shkaktuar panik, dëme të mëdha materiale pasi 47 makina janë shkatërruar dhe 12 të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës së 23 janarit, ndërsa është bërë me dije tashmë. Ndërkohë, 12 të plagosurit që u dërguan në spital nuk ishin raste të thjeshta.

Burimi: www.newsauto.gr| Përktheud dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit