Vrasja e 65-vjeçarit nga adoleshenti në Lezhë/ Si e siguroi armën 17-vjeçari dhe a kishte bashkëpunëtor?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.01.2022, 12:35

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Manati të Lezhës, ku një adoleshent vrau një 65-vjeçar.

17-vjeçari kreu vrasjen për gjakmarrje. I riu dëshmoi para hetuesve se vëllai i Lekë Lekgjonajn, pra viktimës i kishte vrarë të atin 13 vite më parë.

Raportohet se Florian Përvathi 17 vjeç nuk tregoi pendesë për vrasjen e 65-vjaçarit, ndërsa uniformat blu tashmë kanë nisur punën për të gjetur se si 17-vjeçari siguroi armën e zjarrit me të cilën bëri vrasjen.

Burime bëjnë me dije se nuk përjashtohet mundësia që adoleshenti të ketë pasur bashkëpunëtot, së paku në lidhje me sigurimin e armës.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit