E do gjysma e Europës/ Juventusi pranë akordit me Vlahovic

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 25.01.2022, 14:07

Dushan Vlahoviç është padyshim sulmuesi i momentit në Europë. Serbi është ndër emrat më të kërkuar të merkatos me bomberin e Fiorentinës që nuk di të ndalet këtë sezon. 21-vjeçari kërkohet nga skuadrat më të mëdha në Europë, por së fundmi është futur fuqishëm në garë dhe Juventusi.

Sipas mediave italiane bardhezinjtë kanë arritur marrëveshjen me lojtarin dhe tani ka mbetur për tu gjetur gjuha e përbashkët me Fiorentinën. Vjollcët kërkojnë 70 milionë euro, por operacioni mund të mbyllet për 65-67 milionë. Propozimi do të vijë në tryezën e presidentit Komiso, i cili do të vendosë nëse do ta pranojë ose jo.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit