I ftohti dhe COVID, mbyllen ambasadat shqiptare në disa shtete të ndryshme

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25.01.2022, 14:08

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar sot se për shkak të motit të keq dhe pandemisë së Covid do të ketë ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë.

Njoftimi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia Covid-19, do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë.

Në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike.

🔴Në raste emergjencash, lutem kontaktoni 📲 në numrat e posaçëm të përfaqësive diplomatike:

Stamboll: +905459461456 Ankara: +905449622617 Mynih: +4915237913997 Romë: +393420498192 Athinë: +306941658183

➡️ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e angazhuar për t’ju përgjigjur qytetarëve në kohë reale”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit