Shënohet goli i vitit në Kupën e Afrikës, futbollisti realizon goditjen e “çmendur”

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 25.01.2022, 14:39

Ndeshja mes Ishujve Komoros dhe kombëtares së Kamerunit ka prodhuar një gol të jashtëzakonshëm. Ishujt Komoros luajtën mbrëmjen e djeshme një ndeshje që do të mbahet mend gjatë në histori, duke aktivizuar një lojtar në vendin e portierit, pasi 3 portierët e ekipit ishin të infektuar me COVID-19.

Në fillimin e ndeshjes, kapiteni i Komoros u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa skuadra e tij luftoi deri në fund, por u mposht nga Kameruni 1-2. Goli i vetëm i Komoros në këtë ndeshje do të mbahet mend gjatë. Ndoshta do të jetë në garë edhe për golin e vitit. Youssouf M’Changama është lojtari që shënoi këtë gol. Shijojeni:

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit