Mori gjakun e babait të tij, Si ishte jeta e 17-vjeçarit në Lezhë para krimit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.01.2022, 15:42

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e ndodhur mesditën e djeshme në fshatin Manati të Lezhës, ku një adoleshent vrau një 65-vjeçar për gjakmarrje.

Tashmë thuhet se 17-vjeçari Florian Përvathi nuk ka shprehur pendesë para policisë, gjë që lë të kuptohet se adoleshenti planifikonte vrasjen prej kohësh.

“Nuk jam hakmarrës, thjesht të rikthej nderin.”-shkruante Florian Përvathi në profilin e tij në Instagram.

Por, planin për të marrë hak i riu e kishte mbajtur të fshehtë. Të afërmit, shokët dhe banorët e fshatit kanë thënë se nuk kanë ditur asgjë në lidhje me planin e adoleshentit, ndërsa miqtë e njohin si person të qetë dhe pasionant ndaj pikturës.

Floriani ishte 4 vjeç kur i ati iu vra para syve të tij, ndrësa nga dhimbja, nëna e tij u helmua një ditë më pas. Për të dhe për dy vëllezërit më të mëdhenj u kujdesën xhaxhai dhe tezja. Së fundmi, Floriani dhe njëri prej vëllezërve ishin kthyer në këtë banesë, aty ku linden, ndërsa vëllai tjetër jeton jashtë.

Ndërkohë, ditën e djeshme adoleshenti vendosi t’i japi një “fund” kësaj historie dhe i shkoi të vëllait të vrasësit Lekë Lekgjonaj në oborrin e shtëpisë dhe e ekzekutoi me dy plumba në kraharor.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit